KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci: Mos prisni çarje të raporteve mes Kurtit e Osmanit
Politikë

Statovci: Mos prisni çarje të raporteve mes Kurtit e Osmanit

Kosova News
Kosova News 18:14 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, ka deklaruar se nuk ka çarje mes raporteve të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ndonëse sipas saj, qëndrimet mund të kenë qasje të ndryshme.

Ajo ka deklaruar të mërkurën se brenda institucioneve “ka mendime të ndryshme në kuadër të parimeve të demokracisë”, duke theksuar se komunikimi mes presidentes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit mund të jetë edhe më i koordinuar.

“Askush të mos presë që të ketë çarje të raporteve në rrafshin institucional e edhe personal, këta janë përbashkuar në kuadër të kauzës së përbashkët dhe përkushtimit fisnik që kanë në raport me Kosovën. Ka mendime të ndryshme, edhe në kuadër të parimeve të demokracive mund të lejohen mendime e qasje ndryshe kështu që në mes të komunikimit të ndërmjetëm të qartësohen këto qëndrime…Koordinim ka, por duhet të vazhdojë edhe koordinimi institucional”, ka thënë ajo ne ktv.

Deputetja Statovci ka theksuar se në rast se s’ka pasur komunikim të mirëfilltë, kjo mund të jetë imponuar “nga fakti i dinamikës së procesit në tërësi”.

“Dinamika e procesit e ka imponuar që institucionet të veprojnë me shpejtësi e t’i përgjigjen potencialit të ndryshimit të rrethanave. A duhet të jetë (Kurti v.j.) në koordinim me presidenten, do të duhej. Të njoftohej edhe të sinjalizohej çështja që institucionet kanë bashkëpunuar. Mund të ketë rrethana ku mendimet të jenë ndryshme, çështja e mendimeve të ndryshme sjell edhe perspektivë  të ndryshme në tavolinë”, theksoi deputetja e partisë në pushtet.

Statovci ka theksuar se Qeveria është në pozicion të favorshëm “dhe ka një pëlqyeshmëri mbi 60 për qind”

“Jemi në fazë të zgjedhjeve e edhe oferta e dërguar për partitë politike është korrekte. Duhet të ketë konsensus edhe nga ana e spektrit politik që të vendoset se kur të shkohet në procesin zgjedhor”, shtoi ajo.

Deputetja e “Guxo” shtoi se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e sipas saj, “BE-ja me këto masa ka hyrë në një proces që s’di si të dalë”.

Ajo shtoi se krahas masave, Kosova dhe institucionet e BE-së kanë vazhduar projektet mbi energjinë, ujerat dhe fusha të tjera më rëndësi.

Gjithashtu lexoni:

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
ASH: VLEN edhe pse janë pjesë e qeverisë, vazhdojnë të sillen si opozitë duke u shmangur nga përgjegjësitë institucionale
21:37 -14/06/2025
Ka mbetur i bllokuar në Iran, Taremi detyrohet ta humbasë Kupën e Botës për Klube
21:34 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?