KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kompania e zyrtarit të LDK-së në Prishtinë, fituese e menaxhimit të pishinës së Gërmisë
Lajme

Kompania e zyrtarit të LDK-së në Prishtinë, fituese e menaxhimit të pishinës së Gërmisë

Kosova News
Kosova News 20:52 -28/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Është njëri ndër asetet më të frekuentuara të parkut nacional të Gërmisë e njëheri, edhe pishina e vetme publike.

Por, Komuna e Prishtinës përmes ndërmarrjes “Sport Marketing”, ka vendosur që këtë vit t’ia jap në menaxhim një kompanie private.

Pos, biletave, ofertuesi ekonomik do të ketë në menaxhim edhe restorantin e kafiteri brenda pishinës.

E pas vetëm 12 ditësh sa ishte e hapur oferta, fitues për bashkë-menaxhim të pishinës së Gërmisë, është shpallur  kafiteria “DELICE Caffe”.

E vetmja ofertuese në këtë thirrje, kjo kafieteri, sipas të dhënave në ARBK figuron në pronësi të Shpend Avdilit, që është sekretar i degës së III të LDK-së në Prishtinës.

Ndonëse televizioni është përpjekur të kontaktoj me Avdylin, i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefon.

Për ndërmarrjen e cila hapi thirrjen, nuk qe e pazakontë forma e ecurisë së procesit dhe as përzgjedhja e operatorit.”

“Shpallja ka qenë e hapur dhe e publikuar në web të ndërmarrjes sport marketing dhe në gazetën zyrtare Bota Sot, të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë operatorët ekonomik që kanë plotësuar kushtet e parapara nga NPL mirëpo i interesuar ka qenë vetëm 1 operator ekonomik  e që nuk është hera e parë. Fituesi zgjidhet duke u bazuar në ligjin për ndërmarrjet publike dhe rregulloret . Hapja e ofertave ka qenë transparente, thirrja ka qenë që të jenë prezent operatorët ekonomik në hapje të ofertave në shpallje është e cekur data dhe ora e hapjes. Po ashtu ja vlen të ceket se hapësirat sikurse amfiteatri, fusha e sportit, dhe terrenet sportive dhe ato të tenisit vazhdojnë te menaxhohen nga ndërmarrja për aktivitete të saja, për të cilat edhe inkason të hyra shtesë. Po ashtu, shkolla e notit do të jetë në menaxhim të ndërmarrjes ashtu siç ka qenë në të kaluarën. Ndërsa Operatori Ekonomik për çdo event të cilin e organizon, e ka te paraparë të lajmërojë ndërmarrjen dhe të funksionoj ashtu siç e parasheh rregullorja e ndërmarrjes në fuqi! Kjo quhet bashkë-menaxhim, dhe është në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Artina Canolli, u.d. e kryeshefes  në “Sport Marketing”.

Por, dyshime që para se të shpallej fituesi, patën asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Petrit Reçica, thotë se nuk qëndron arsyetimi se ndërmarrja ka probleme financiare derisa hedh dyshime mbi vet procesin.

“Forma se si e kanë bërë thirrjen është tejet e msheftë, veç një publikim edhe ata veç pse duhet ligjërisht se nuk e kishin bo. Sa mujta me kuptu, ka apliku vetëm një operator ekonomik. Problemi është shumë më i madh sepse kanë thënë që si shkak i problemit të të hyrave që nuk është e vërtet, se asnjëherë më shumë se vitin e kalun nuk kanë pasë”, ka thënë Reçica.

Por, nga Komuna po arsyetohen me problemet financiare.

“Në planin e biznesit për vitin “2024 – 2025” të punuar dhe aprovuar në bashkëpunim me Bordin i Drejtoreve, në kohën kur unë kam qenë Kryeshef i ndërmarrjes Sport Marketing, është planifikuar se ndërmarrja të funksionoj më mirë dhe të pavarur financiarisht nga subvencionet financiare komunale dhe votimet në kuvend sepse kjo po e rëndon situatën dhe vetqendrueshmërinë e ndërmarrjes në përgjithësi, dhe në këtë formë duke minimizuar shpenzimet operative, p.sh blerja e sasisë shumë të madhe të detyrueshme të substancave te klorit dhe të tjera të nevojshme për pastërtinë e ujit, e që kosto e mbërrin dikun vlerën afro 12,000 eurove, një faktor i cili kalon në përgjegjësi të operatorit, ndërsa poashtu duke e obliguar operatorin që të angazhoj fuqi punëtore për mirëmbajtje dhe për të rritur kualitetit e shërbimeve për qytetar si për nga pastërtia ashtu edhe për nga aktivitetet”, kanë thënë nga komuna.

Nga Komuna, kanë deklaruar se viti i kaluar ka rezultuar pozitiv por jo mjaftueshëm sa për t’i ofruar komoditet operativ dhe financiar ndërmarrjes “Sport-Marketing”/ rtvd

Gjithashtu lexoni:

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Kosova News 28/05/2024 28/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?