KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Rohde për diskutimet e takimit Kurti – Sarrazin: Të mira dhe intensive për rrugën përpara në Procesin e Berlinit
Politikë

Ambasadori Rohde për diskutimet e takimit Kurti – Sarrazin: Të mira dhe intensive për rrugën përpara në Procesin e Berlinit

Kosova News
Kosova News 15:21 -28/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarin gjermanpër Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Diskutimet e këtij takimi, Rohde i quan të mira dhe intensive për rrugën përpara në  Procesin e Berlinit.

“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, kryeministrin Albin Kurtin, dhe të dërguarit tim për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit”, shkroi ai.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit me Sarrazinin kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, ndër to edhe për lëvizjen me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga Samiti i radhës që do të mbahet në Berlin në 10-vjetorin e tij.

“Progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit. Kryeministri kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kryeministri theksoi se më 16 maj në Kotor të Malit të Zi, Kosova kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, kërkesë kjo që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Kotor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar emisarin gjerman edhe për rolin e tij në forcimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri Kurti kërkon të zbatohet marrëveshja për lëvizje me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 28/05/2024 28/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?