KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dorëheqja e Kurtit e vetmja zgjidhje për zgjedhje, thotë Rukiqi
Politikë

Dorëheqja e Kurtit e vetmja zgjidhje për zgjedhje, thotë Rukiqi

Kosova News
Kosova News 10:17 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka deklaruar se propozimi i tyre për të shkuar në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se mënyrat tjera janë të papranueshme për LDK-në.

Opsionet e ofruara nga partitë tjera, Rukiqi i sheh të gabuara, ndërsa insiston fillimisht në dorëheqje e më pastaj në shpërbërje të Kuvendit.

Qeverisjen trevjeçare, Rukiqi e quan të dëmshëm për vendin, ndërsa përmend dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës e në fusha tjera.

“Realisht kjo qeveri vazhdimisht i bën dëm vendit nuk është pyetja se a duhet të shkoj vendi në zgjedhje apo jo por si duhet të shkoj në zgjedhje ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe kjo është fakt ai që nuk e pranon si fakt se duhet të shkoj vendi në zgjedhje, sidomos pas një qeverisje të tillë skandaloze të kësaj Qeverie është naiv në mënyrën se si e sheh politikën ajo që ne kemi thënë në rendin e gjërave pra dorëheqje, pastaj shpërbërje dhe pastaj zgjedhje. Është rendi i cili i jep përgjigje keqqeverisjes, rezultateve negative në çdo sferë, i jep përgjigje çdo skandali diplomatik, politik, çdo dështimi si është rasti me Këshillin e Evropës. Pra nuk e amniston këtë Qeveri nga bilanci jashtëzakonisht negativ i tre viteve të fundit. Format tjera si janë diskutuar e lansuar në opinion kryesisht në 10 ditët e fundit e që janë të lidhura me shpërbërjen e Kuvendit, janë amnistim, pra është një far lloj amnistie për keqqeverisjen e kryeministrit Kurti”, u shpreh Rukiqi.

Shkuarjen në zgjedhje përmes shpërbërjes së Kuvendit, Rukiqi e sheh të gabuar. Thotë se është amnistim i keqqeverisjes së Albin Kurtit.

“Sa i përket zgjedhjeve, bashkëpunimi me opozitën e të tjera është një fakt i mjaftueshëm me tregu që ai është i dorëhequr, faktikisht është i dorëhequr, ne tani presim edhe dorëheqje të kryeministrit pastaj pas dorëheqjes ne mund të shkojmë në shpërbërje dhe pse dikujt mund t’i jepet e drejta për me marr mandatin e mbetur, sigurisht se kjo nuk është zgjidhje tani për tani për shkak se edhe ashtu kështu po i afrohemi ciklit të rregullt zgjedhor atëherë shkojmë në shpërbërje dhe caktohet data dhe shkojmë në zgjedhje por çdo format tjetër është amnestim i keqqeverisjes së kryeministrit Kurti, pra sikur është një lloj marrëveshje t’i mbyllin sytë para krejt asaj çka ka ndodh deri tani dhe sikur gjitha partitë po e pranojnë një far faji po merren vesh, e po shkojnë po garojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa propozimet e partive tjera opozitare dhe datat e ofruara nga PDK-ja, Rukiqi i sheh si “imponim në shërbim të qeverisë aktuale”. Insiston që shkuarja në zgjedhje të bëhet përmes dorëheqjes.

“Çdo formë tjetër jashtë asaj se çka e thash është e papranueshme për LDK-në. E theksova, insistoj në atë çka e thash, dorëheqje, shpërbërje e pastaj data e zgjedhjeve. Kështu që çdo opsion tjetër që sillet në këtë formë është imponim për një veprim i cili realisht i bën shërbim Qeverisë, nuk i bën shërbim as vendit e as partive opozitare”, deklaroi Rukiqi.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Kosova News 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?