KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla dhe kongresisti Meeks flasin për bashkëpunim më intensiv mes Kosovës dhe ShBA-së
Politikë

Gërvalla dhe kongresisti Meeks flasin për bashkëpunim më intensiv mes Kosovës dhe ShBA-së

Kosova News
Kosova News 19:12 -25/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vazhdën e takimeve me kongresistë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është pritur në takim nga kongresisti demokrat, Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Republikën e Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit. 

Gjatë këtij takimi u rinkonfirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve dhe dy popujve, duke potencuar se qytetarët e Kosovës, edhe nga matjet ndërkombëtare, dalin të jenë qytetarët më pro-amerikanë në botë. 

Ministrja Gërvalla dhe kongresisti demokrat Meeks biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në Balllkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në këtë rajon. 

Kryediplomatja e Kosovës e informoi në detaje kongresistin Meeks rreth veprimeve që ka ndërmarrë shteti i Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, duke realizuar kështu një prej premtimeve më të rëndësishme për shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kosova News 25/05/2024 25/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?