KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Politikë

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Kosova News
Kosova News 17:20 -25/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe teksa ka prezantuar draft raportin në të cilën përmendet Kosova, ka folur edhe për armatimet serbe nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lancaster Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli për sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti për këto dy vende [Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë].

Ai paraqiti draft raportin – që i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilin trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.

Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se ‘viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.

Më tej thuhet se mungesa e marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale. Si përgjigje, aleatet përforcuan misionin e tyre të KFOR-it.

Tutje në raport në anën tjetër, paraliza politike në Bosnje dhe Hercegovinë gjithashtu përmban një potencial të fshehtë për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit, e cila ka mbajtur një paqe të dobët midis popujve kryesorë përbërës të vendit për gati 30 vjet.

“Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën paralajmëroi kohët e fundit për “një nivel të paprecedentë sulmesh” kundër zgjidhjes së pasluftës, kryesisht nga Republika Serbe, e cila po shton kërcënimet për t’u shkëputur nga BeH së bashku”, thuhet në raport.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë. 

Gjithashtu lexoni:

Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve

Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta

Policia e Kosovës shpall konkurs pune

Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë

Mot sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova News 25/05/2024 25/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve
09:38 -17/06/2025
Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë
09:36 -17/06/2025
Begaj: Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta
09:17 -17/06/2025
Policia e Kosovës shpall konkurs pune
08:57 -17/06/2025
Osmani sot nis vizitën zyrtare në Budapest të Hungarisë
08:38 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?