KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme
Politikë

Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 17:04 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar sot nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Në këtë letër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ua ka propozuar datat për zgjedhje, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik.

“Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot që të zhvillojë seancën për të diskutuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në mungesë të deputetëve dhe dakordimit mes partive.

Seanca është shtyrë, por nuk është bërë e ditur data e re.

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, ka thënë se seanca është kërkuar për të zhvilluar “një ballafaqim të vërtetë” mes opozitës dhe kryeministrit.

Vetë Kurti ka qenë i pranishëm në seancë.

“Grupi parlamentar i AAK-së, tash e tre muaj e ka dërguar në kryesi një kërkesë për një debat për tre vjetët e Qeverisë. Në diskutim me grupet parlamentare dhe në mungesë të deputetëve për një temë kaq të rëndësishme, një ballafaqim i vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa një dakordim të plotë. Andaj po e shtyjmë këtë debat”, ka thënë Tahiri.

Qeveria e Kurtit, e cila është betuar në mars të vitit 2021, ka hyrë në vitin e katërt të qeverisjes. Mandati i saj përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.

Thirrja e kësaj seance është bërë teksa po zhvillohen bisedime për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vetë Kurti ka thënë se është i interesuar për të diskutuar për datën e re të zgjedhjeve.

Megjithatë, krerët e partive opozitare kanë opsione të ndryshme për mënyrën se si duhet të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.

Pas seancës, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje partive parlamentare që të çojnë përpara kërkesën e partisë së cilës i takon ai, për t’ua hapur rrugën zgjedhjeve të reja përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka thënë gazetarëve, pas seancës se, “është e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit kur për debat të qeverisjes ka aq pak deputetë në sallë”.

“Në aspektin legjislativ, pushteti është i gatshëm të vazhdojë mandatin deri në fund, dhe për të përmbushur agjendën legjislative më shumë se secila legjislaturë deri më tash”, ka thënë ajo.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale
12:03 -21/06/2025
Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11:17 -21/06/2025
18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore
10:45 -21/06/2025
Java e dytë e konfliktit Irani dhe Izraeli me sulme të pandërprera
10:18 -21/06/2025
Mbyllen për qarkullim disa segmente të autostradave
10:11 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?