Ka dështuar votimi i parë i zgjedhjes së Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Deputetët kanë shkuar në rrethin e dytë të votimit, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk i ka fituar votat e mjaftueshme në raundin e parë.
Ndërkaq, në rrethin e parë është diskualifikuar kandidati Sami Hajrullahi, i cili kishte më së paku vota.
“Rezultatet e votimit janë: Sami Hajrullahi 10 vota, Fadil Hadërgjonaj 39 vota dhe Remzije Zeqiraj me 41 vota”, ka thënë deputetja Albana Bytyqi, teksa ka prezantuar rezultatet e votimit të parë.
Tani votimi vazhdon për Fadil Hadërgjonaj dhe Remzije Zeqiraj.
Në votimin e parë morën pjesë 93 deputetë, ku 8 nga ta patën fletëvotimet e pavlefshme.