KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për kirurgun që dyshohet se sulmoi kolegun e tij
Siguri

Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për kirurgun që dyshohet se sulmoi kolegun e tij

Kosova News
Kosova News 15:56 -17/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjilan kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kirurgut Luan Mustafa, i cili dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina.

Sulmoi fizikisht kolegun e tij, arrestohet kirurgu në Gjilan

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Ju njoftojë se sot (17.01.2024), Prokuroria Themelore në Gjilan ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 nën par.1.3  të KPRK-së, për të cilën kërkesë gjyqtari çështjes do të vendos me aktvendim brenda afatit ligjor”, konfirmoi Shkodra.

Gjykata njofton se i dyshuari Mustafa nuk figuron që është i dënuar për ndonjë vepër penale, por është në procedurë në një rast për marrje ryshfeti.

“Ndërkohë, ju njoftojë se është në procedurë gjyqësore, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)”, thuhet pë tej në përgjigjen e Shkodrës.

Ndryshe, Komisioni Disiplinor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, këtë të mërkurë ka vendosur ta suspendojë nga puna për tre muaj kirurgun e dyshuar për sulm me ndërprerje 50% të pagës mujore.

“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm Arsim Emini.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) të martën ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun Mustafa, nën dyshimin se sulmoi fizikisht kirurgun Arbër Morina.

Lidhur me rastin, kirurgu Morina ka thën137 se sulmi ndaj tij ka ndodhur në zyrën e tij në Spitalin e Gjilanit, disa minuta pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjike ndaj një pacienti.

Pas arrestimit për sulm ndaj kolegut – suspendohet nga puna me 50% të pagës kirurgu në Spitalin e Gjilanit

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 17/01/2024 17/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?