KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit
Politikë

Kryeministri Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Kosova News
Kosova News 10:44 -10/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fillimvitit, duke përfshirë arrestimin e qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe, po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në fjalimin e tij para mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se viti ka nisur me lajme të mira për Kosovën, përfshirë liberalizimin, por ka shtuar se përkundër ndryshimeve, edhe sivjet “po tregohet se fqinji i vjetër, po përkeqësohet”.

Ai ka marrë shembull për sjelljen dashakeqe të Serbisë, arrestimin e dy qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanit opozitar Nikola Sanduloviq.

“Serbia nuk është rrezik vetëm për Ballkanin, por edhe për qytetarët e saj. Është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviq. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe. Mënyrat dhe sjelljet jodemokratike pasqyrojnë atë që ndodh në Serbi. Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike mes Serbisë dhe Kosovës. Ata [Serbia] janë gjithnjë më e larg vlerave të BE-së dhe të integrimit evropian dhe euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë Kurti. 

Kurti ka folur për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, në Serbi më 5 janar, duke thënë se përveç tij, edhe dy qytetarë të tjerë të Kosovës po mbahen padrejtësisht në burg. Sipas tij, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tyre, por s’ka marrë përgjigje.

“Megjithatë, përkundër ndryshimeve pozitive për vendin tonë, edhe ky vit po na tregon një fqinj të vjetër i cili po përkeqësohet. Javën e kaluar, dy qytetarë të Kosovës, Xhavit dhe Hasan Dakaj, u ndaluan dhe u arrestuan në Serbi. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg. Kjo është sjellje e qëllimshme dhe dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë të tjerë, Petrit Dulaj dhe Nezir Mehmetaj. Të dy po mbahen në burg për gjoja krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë, në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë. Dulaj vuan burgimin përkundër që dëshmitari e mohoi se ai e ka kryer veprën. Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e të dyve nga Serbia. Përgjigje s’kemi pranuar kurrë”, ka deklaruar kryeministri

Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 10/01/2024 10/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?