“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë!”, kështu e njofton për lajmin e kobshme Bashkim Hoxha, të cilit i ka vdekur në aksident trafiku djali i vetëm i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre në Hungari.
“Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se dy viktimat e aksidenti në Hungari kanë qenë dhe prindër, “u ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë”.
“Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, In sha Allah. Për varrimin do t’i’u informojmë me kohë”, ka përfunduar njoftimin.


