KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri britanik David Cameron vazhdon vizitën në Kosovë, sot takon presidenten Vjosa Osmani
Politikë

Ministri britanik David Cameron vazhdon vizitën në Kosovë, sot takon presidenten Vjosa Osmani

Kosova News
Kosova News 08:03 -04/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur të mërkurën për vizitë në Kosovë. Ai dje është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kurse sot do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kryeministri Kurti ka mirëpritur dje në darkë pune sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron dhe i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë.

Kurti u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Republikës së Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi Sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.

Kurti mirëpriti Cameronin, shprehet i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm

Kurse Sekretari Cameron, pos tjerash shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në këtë vizitë, që përveçse është e para e tij në Kosovë, është edhe e para për të jashtë vendit për vitin 2024. Ai u shpreh krenar për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe për vendimin dhe qëndrimin për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Kjo është vizita e parë që Lord David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai.

”Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai. Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së. Pas takimit dypalësh, zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron do t’iu adresohen medieve”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.

David Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e Ministrit të Jashtëm

Kryediplomati britanik, Cameron: Jam këtu për të përforcuar faktin që e mbështesim Kosovën

Gjithashtu lexoni:

EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës

Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Kurti: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s

Kosova News 04/01/2024 04/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Ambasada e ShBA-së për Ditën e Çlirimit: Pikë kthese që mundësoi kthimin e të zhvendosurve
11:18 -12/06/2025
Kurti bën homazhe te varri i Rugovës
11:13 -12/06/2025
Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim
10:51 -12/06/2025
DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës
10:35 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?