KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e Kosovës: Vendimi për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë do të jetë në përputhje me Kushtetutën
Politikë

Qeveria e Kosovës: Vendimi për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë do të jetë në përputhje me Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 18:22 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se është në dijeni të një kërkese për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe përgjigja e saj do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në hartim e sipër të përgjigjes, do të analizohen edhe marrëveshjet e Brukselit, të arritura mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i kanë thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë, se më 3 nëntor, misioni në Kosovë e ka pranuar kërkesën prej Qeverisë së Serbisë që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 17 dhjetor të këtij viti.

Në përgjigje është thënë se OSBE-ja e ka informuar Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë relevantë për këtë kërkesë, dhe se mbështetja e institucioneve të Kosovës është thelbësore për OSBE-në që të përfshihet në një organizim të tillë zgjedhor.

“Misioni e ka informuar Qeverinë e Kosovës për këtë kërkesë dhe në parim është gati për t’i mbledhur votat sipas kushteve të njëjta, bazuar në praktikat e së kaluarës. Këto kushte përfshijnë miratimin prej dy palëve dhe ofrimin e sigurisë përfshirë prej Policisë së Kosovës”, është thënë mes tjerash në përgjigje.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë e mbledhjes së votave nga OSBE-ja në Kosovë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë deri vitin e kaluar.

Më 2022, zyrtarë të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje patën thënë se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë direkte Kosovës për mbajtje të këtyre zgjedhjeve në territorin e saj.

Në prill të atij viti janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, dhe për herë të parë, Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

Si rezultat, serbët e Kosovës janë organizuar dhe me autobusë kanë udhëtuar drejt Serbisë, për të votuar.

Në janar të atij viti Kuvendi i Kosovës pati miratuar edhe një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e QUINT-it (Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe Francës) dhe Bashkimi Evropian, e patën pritur me keqardhje miratimin e rezolutës.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur disa herë se Kosova nuk dëshiron t’ua pamundësojë të drejtën e votës qytetarëve të Kosovës me dyshtetësi, por që nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe prej vitit 2011 është e angazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Gjithashtu lexoni:

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit
10:22 -06/07/2025
Shitjet e Teslas ranë ndjeshëm – a është faji i Musk?
10:19 -06/07/2025
Tentim i tmerrshëm në mes të ditës: Pejani tenton ta përdhunojë ish-partneren në tualetin e kafenesë
10:16 -06/07/2025
Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva
10:10 -06/07/2025
Lideri i Iranit del në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës me Izraelin
10:06 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?