KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani për deklaratat e Macronit për pezullim të liberalizimit të vizave: Ishte dallim në përkthim
Politikë

Osmani për deklaratat e Macronit për pezullim të liberalizimit të vizave: Ishte dallim në përkthim

Kosova News
Kosova News 21:52 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur edhe për deklaratën që dha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Tiranë të martën, ku kërcënoi me pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën për shkak se “nuk janë mbajtur fjalët”.

“Është sqruar tashmë. Drejtpërdrejtë na kanë njoftuar institucionet franceze, por edhe nga deklaratat e shumta, se ka qenë një lloj dallimi në përkthim. Ky proces nuk është pezulluar dhe ligjërisht s’mund të pezullohet nga një shtet. Jam e bindur se çfarëdo lloj qartësimi që kërkon presidentin Macron e institucionet franceze mund t’u japim ndërkohë dhe të heqim ndonjë lloj hezitimi që ata mund ta kenë. Por, procesi vazhdon e ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024”, ka thënë Osmani ne ktv.

Osmani ka thënë se Macron më tepër e kishte për çështjen e besimit.

“Me Francën si shtet aleat, do të ulemi e diskutojmë këto çështje. E kam takuar në Granadë së fundi presidentin Macron. Kërkesa e tij ishte e qartë, me të cilën pajtohem e janë pajtuar gjitha institucionet e Kosovës, që sa më parë të mbahen zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës. E kam njoftuar se Kosova ka krijuar bazën ligjore nëpërmjet udhëzimit administrativ, është me rëndësi që qytetarët të marrin pjesë. Pa pjesëmarrjen e qytetarëve do të përsëritet 23 prill, askujt s’i shkon përshtati kjo”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka dhënë një mesazh edhe për qytetarët që duan të largohen nga Kosova.

Ajo u ka bërë thirrje që të kenë besim.

“I lus të kenë besim në Republikën e Kosovës, me rëndësi është kur treni kthehet në binar. E treni është në binar, shteti është në binar”, ka thënë Osmani. “E kuptoj vështirësinë me të cilën përballen shumë familje, dua t’ju siguroj se po bëjmë çmos brenda kompetencave tona që të kontribuojmë në përmirësimin e jetëve të tyre. Por, po përballemi edhe me sfida të jashtëzakonshme të sigurisë që po shkaktohen nga Serbia. Por, është detyrë e shtetit, e institucioneve që qytetarët të jenë të sigurt e të jenë një jetë më prosperuese, të realizojnë ëndrrat brenda Republikës së Kosovës”.

Osmani ka thënë se liberalizimi i vizave lejon udhëtime për arsye turistike, porse nuk lejon largime të përhershme nga Kosova, pasi do të ishte ilegale.

“Lus qytetarët e Kosovës t’i respektojnë rregullat e këtij sistemi, është shumë me rëndësi. Është sistem që vazhdimisht vlerësohet”, tha Osmani.

Osmani: Anëtarët e dy organizatave terroriste janë paguar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia
Osmani: Për sfidat e sigurisë të Kosovës e njoftova Bidenin para 24 shtatorit

Gjithashtu lexoni:

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kosova News 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik
23:17 -13/06/2026
VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja
22:57 -13/06/2026
Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
22:05 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?