KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: Lista Serbe armikja më e madhe e serbëve të Kosovës
Politikë

Rashiq: Lista Serbe armikja më e madhe e serbëve të Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:54 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të keqen më të madhe për serbët e Kosovës, Listën Serbe.

Ai tha se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Rashiq tha se serbët lokalë nuk e përkrahin vrasjen e policit Afrim Bunjaku, përkundrazi ndihen keq për atë që ka ndodhur.

“E di që sa i përket shumicën e njerëzve që po flas, po ndihen keq për cka ka ndodh, duke nisur prej policit që e ka humbur jetën, e di që shumica e dënojnë. Po flitet e po manipulohen se po përkrahen veprime të tilla, ju garantoj se shumica dërmuese e dinë saktë që jo vetëm se ka bërë dëm të madh për humbje jetësh, por edhe për imazh për serbët e veriut.

Shumica prej tyre e dënojnë ashpër një veprim të tillë. Shumica prej tyre janë marrë peng, prej të njëjtëve që kemi pas rast të shikojmë. U konfirmua që ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sidomos mungesa e respektimit të ligjit në veri, e shohim sa dëm i madh është krijuar në atë pjesë”, ka thënë ai.

Rashiq theksoi se i beson pamjet të publikuara nga ministri Xhelal Sveçla, ku shihet Milan Radojçiq, si pjesë e formacionit terrorist në Bansjkë të Zveçanit.

“Besoj në informacionet e Svecles, ka dëshmuar disa herë, jo vetëm që jemi bashkëpunëtor, e di që informacionet janë 100% të sigurta, nuk kam dyshim për një gjë të tillë, faktet janë konkrete. Aty ka qenë një grup i organizuar, në këto rrethana nuk ka dikush tjetër që do mundte të organizonte diçka të tillë… Ka qenë jo vetëm gabim si ide, por edhe në aspektin ushtarak e strategjik, kjo na sjellë se ka qenë një organ tjetër që ka krijuar shpresë e mbështetje në të ardhmen”, tha ai në RTV Dukagjini.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 26/09/2023 26/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?