KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ligji për zyrtarët publikë, Presidenca: Kuvendi ka përgjegjësinë t’i ndryshojë nenet e kontestuara
Lajme

Ligji për zyrtarët publikë, Presidenca: Kuvendi ka përgjegjësinë t’i ndryshojë nenet e kontestuara

Kosova News
Kosova News 08:52 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këto ditë partitë opozitare kanë kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani lidhur me çështjen e dekretimit të Ligjit për zyrtarët publikë, pasi Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar disa nene të këtij ligji.

E lidhur me këtë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë se sa i përket pastrimit të Ligjit për zyrtarët publikë duhet adresuar Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket pastrimit të Ligjit për Zyrtarë Publik, ju ftojmë që për këtë t’i adresoheni Kuvendit të Kosovës si autoritet që ka pasur përgjegjësinë kushtetuese dhe ligjore për ta pastruar ligjin nga nenet e kontestuara.

Edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe rregullorja e Kuvendit (Neni 91, para 2 i Rregullores), përcaktojnë një përgjegjësi të tillë”, tha Kupina.

Ai bëri të ditur se sipas rregullores, nëse Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndonjë nen të aktit para hyrjes në fuqi të të njëjtit, kryetari i Kuvendit kërkon nga komisioni funksional që në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ta përgatisë tekstin e aktit për shpallje nga Presidenti.

“Pra, përgatitja e tekstit konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutese, është detyrë dhe përgjegjësi e Kuvendit (komisionit funksional) dhe jo e Presidentes.

Presidentja nuk ka kompetencë të ndërhyjë në përgatitjen apo përshtatjen e ligjit me aktgjykimin e gjykatës”, u shpreh për Telegrafin këshilltari për media i presidentes.

E sipas tij, nëse ka ndodhur ndonjë gabim teknik në procesin e përgatitjes së ligjit nga ana e Kuvendit, Presidentja do të kërkojë nga Kuvendi që urgjentisht të rregullohet ky lëshim në përputhje me praktikat ekzistuese të së kaluarës kur ka pasur lëshime teknike.

Ndryshe, një ditë më parë koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar këtë ligj muajin e kaluar.

Gruda, në një konferencë për media, tha se ky është një akt i paprecedentë i mashtrimit publik dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë.

“Me këtë akt, fatkeqësisht, edhe presidentja e Kosovës e cila e ka dekretuar këtë ligj, ka bërë shkelje të Kushtetutës, duke iu bashkuar kështu shkeljeve të vazhdueshme që bën Qeveria. Pasi nuk kanë arritur që në rrugë normale kushtetuese të imponojnë agjendën e tyre politike në legjislacion, shumica parlamentare në bashkëpunim me presidenten, kanë vendosur që të bëjnë një akt të paprecedentë të mashtrimit publik me tekstin e ligjit dhe shkeljes së Kushtetutës”, tha ai.

Para dy muajve, Gjykata Kushtetuese i kishte hapur rrugë dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë, gjersa kishte kërkuar të ndryshohen disa nene.

Në njoftimin për media thuhej se Gjykata ka bërë të ditur se është urdhëruar Kuvendi i Republikës së Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji. 

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?