KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: Raportimi i kryeministrit në Kuvend rreth dialogut është detyrë kushtetuese
Politikë

KDI: Raportimi i kryeministrit në Kuvend rreth dialogut është detyrë kushtetuese

Kosova News
Kosova News 16:35 -18/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës, e mirëpret informimin e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencë, gjatë së cilës u shpalosën detaje rreth zhvillimeve në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Informimi i  publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi sipas KDI-së është thelbësor në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike si dhe rritjen e besimit qytetar në këtë proces.

Megjithatë, siç thonë nga KDI, kjo nuk e aminston kryeministrin nga përgjegjësia që pas deklarimeve të sotme alarmante, të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme.

“Raportimi i Kryeministrit para Kuvendit përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme. Në këtë drejtim edhe subjektet politike opozitare duhet të ushtrojnë rolin e tyre parlamentar që të mbajnë llogaridhënës ekzekutivin, duke kërkuar raportime të rregullta të Kryeministrit rreth dialogut me Serbinë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Paraqitja e ekzekutivit në konferenca për media pas takimeve në kuadër të dialogut konsiderohet pozitive.

“Por nuk mund të jetë zëvendësim për obligimet kushtetuese ndaj institucionit të Kuvendit, në përputhje me parimet demokratike të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën

Kosova News 18/09/2023 18/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë
09:17 -04/07/2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
08:57 -04/07/2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:25 -04/07/2025
Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
08:23 -04/07/2025
Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?