KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga sot prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore – MASHTI jep për çdo nxënës 80 euro
Arsim

Nga sot prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore – MASHTI jep për çdo nxënës 80 euro

Kosova News
Kosova News 08:28 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga e premtja prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore të fëmijëve të tyre, bëri të ditur ministrja e Arsimit të enjten mrëma. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, e po ashtu për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore. E, kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, libraritë ende nuk janë furnizuar me tekste shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga e premtja prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ajo ka njoftuar të enjten mbrëma se do të ndahen nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe nga 30 euro shtesë si mbështetje për materiale të tjera shkollore për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme”, ka shkruar Nagavci. “Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”.

Ajo ka bërë të ditur se edhe çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese, dhe ka thënë se lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme.

Nagavci ka ftuar të gjithë prindërit që të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë.

Ndërkaq, libraritë në Kosovë ende nuk janë furnizuar me tekste shkollore, kur ka mbetur vetëm edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Pronarë të shtëpive botuese, të cilët folën para njoftimit të ministres, kanë treguar se janë ende në pritje të vendimit të MASHTI-t.

Sivjet, pas 15 vjetësh, obligimi për t’i blerë tekstet shkollore do t’iu bartet prindërve, pasi Ministria 10 ditë para nisjes së procesit mësimor njoftoi se ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese, duke i akuzuar ato për ofertim me çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Kosova News 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?