KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci: Eksporti i pemëve malore arriti në 8.3 milionë euro në vitin 2022, 16% ishin boronica
Ekonomi

Ministri Peci: Eksporti i pemëve malore arriti në 8.3 milionë euro në vitin 2022, 16% ishin boronica

KosovaNewss
KosovaNewss 11:02 -17/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Forumin e parë të boronicës në Kosovë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se boronica përfaqëson 16% të eksporteve të pemëve malore, të cilat në vitin 2022 kapën vlerën prej 8.3 milionë eurosh.

Eksporti ishte i orientuar kryesisht në tregun evropian, ndërsa ministri Peci ka premtuar se ministria që ai drejton do ta përkrahë këtë sektor. 

“Pemët malore në përgjithësi, por boronica në veçanti paraqet një prej 9 sektorëve me potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës. Eksporti i pemëve malore kap vlerën monetare prej 8.3 milionë eurosh dhe 2500 tonë në vitin 2022, të eksportuat kryesisht në tregun evropian. Boronica kontribuon 16% në këtë sektor”.

“Kosova ka kushte të përshtatshme për kultivimin e boronicës. Ministria ka rritur përkrahjen për ketë kulturë. subvencionet janë rritur për 26% krahasuar me vitin 2021. Ministria është në proces të përgatitjes së programit për vitin 2023, dhe si pjesë e programit është edhe kultivimi i pemëve malore”.

Joshua Mike, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se kultivimi i boronicës në Kosovë paraqet mundësi të pafundme, teksa ka cilësuar si problem përfshirjen e të rinjve.

Ai ka treguar edhe një rast të një fermeri të suksesshëm ne Kosovë, i cili ishte kthyer nga Amerika ku punonte në IT për të kultivuar boronica.

“Në 2019 kur mbërrita në Kosovë kam vizituar një fermë të boronicave dhe jam takuar me drejtorin e asaj ferme, i cili u kthye në Kosovë nga Amerika për të kultivuar boronica. Unë thashë me veten, kush do ta bënte një gjë të tillë? Por, pas kaq vitesh ai është një fermer i suksesshëm që eksporton me miliona euro në tregun evropian”. 

“Jemi shumë krenarë për arritjet e juaja dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe monitorojmë zhvillimin Ky sektor mund ta ndihmojë shumë Kosovën. Një problem që e kemi është se si t’i përfshijmë të rinjtë. Kemi menduar si ta zgjidhim këtë, duhet të sjellim dronë, teknologji dhe robotikë. Sektori po rritet shumë shpejt dhe duhet ta ndjekim hapin.  Mendoj se e ardhmja është shumë e ndritshme në këtë sektor dhe ka mundësi të pafundme”.

Muhamet Bajrami, projekt menaxher në “Entrepreneurship Promotion Project” nga GIZ, tha se janë angazhuar vazhdimisht që ta ndihmojnë këtë sektor.

“Ne si GIZ për vite me radhë kemi qenë në mbështetje të sektorit të bujqësisë. Kemi ndihmuar në promovimin e këtij sektori dhe aranzhime të ndryshme për ta ndihmuar këtë sektor. I kemi mbështetet ne asistencë teknike, panaire, grante dhe shitje në Gjermani. Jemi në bashkëpunim edhe me ministrinë gjermane të bujqësisë”.

Në Forum kanë marrë pjesë biznese vendore të cilat merren me kultivimin e boronicave, organizata internacionale si USAID dhe GIZ-i gjerman, baka vendore,  TEB, BKT, KEP e fermerë vendorë.

Pas fjalimeve kryesore, ekspertë për kultivimin e boronicës nga vendi, ShBA-ja, Polonia e Holanda,  kanë prezantuar rreth kësaj teme dhe sfidave. 

“Rritja e kostove kundrejt prodhimit fitimprurës të boronicës”, “Përparësitë e shumimit in-vitro – Cilët kultivar të boronicave duhet të zgjidhni për pemishtet komerciale”, “Një pemishte e mirë fillon me përgatitjen e mirë të tokës dhe mbjelljen e fidanëve të certifikuara”, “Kultivimi i boronicës mund të bëhet kudo, por nuk është e lehtë”, ishin disa nga prezantimet.

Grant i ri 10 milionë eurosh për investime të ujitjes në Kosovë, ministri Peci: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Çmimi i naftës për sot

KosovaNewss 17/05/2023 17/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?